Kupa e Kosovës sot vjen me dy përballje interesante
Sot zhvillohen dy ndeshje tjera, të vlefshme për 1/8 e finales së Kupës së Kosovës.
Vëmendja do të jetë në përballjen mes Prishtinës dhe Ballkanit, e cila zhvillohet në stadiumin ”Fadil Vokrri”, nga ora 18:00, shkruan IndeksOnline.
Ndeshja tjetër e ditës së sotme zhvillohet në stadiumin ”18 Qershori” në Klinë, mes Dukagjinit dhe Prishtina e Re, nga ora 13:00.
Tre ndeshje të 1/8 së finales së Kupës së Kosovës, Gjilani – Liria; Vushtrria – Vëllaznimi dhe Trepça ’89 – Malisheva zhvillohet të ejten, derisa ndeshja Feronikeli ’74 – Dinamo, luhet të mërkurën e ardhshme, më 18 shkurt.
Kujtojmë se dje, Llapi e Ferizaj kaluan në çerekfinale, pasi eliminuan Dritën përkatësisht Drenicën./IndeksOnline/


