75 Mall Live Search
08:49 / E Mërkurë, 11 Shkurt 2026 / H F

Këto ishin fjalët e Luizit pasi doli nga “Big Brother VIP Albania”

Banorët zbuluan rrengun e Vëllait të Madh me Kutinë e Pandorës së Artanit.

Pas kësaj, Luizi la përfundimisht shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, pas tri ditësh qëndrimi si “mysafir”.

Ai gjithashtu dha dhe një mesazh për të gjithë banorët përpara se të dilte nga shtëpia:

“U kërkoj falje atyre që mund t’i kem mërzitur vërtet. Doja të bëja vetëm humor. Kam kaluar shumë mirë dhe uroj të fitojë më i miri.

U uroj të gjithëve më të mirën. Fjalët e sinqerta janë: shijojeni.

E keni marrë shumë seriozisht. Seriozisht merrni Vëllain e Madh, zarfet dhe lojërat. Ju dua shumë të gjithëve”, u tha Luizi banorëve përpara se të dilte.

Pasi la shtëpinë, ai shkoi në studio, aty ku u shpreh: “Vetëm se kisha filmin, se nuk do dilja nga shtëpia”.

Luizi gjithashtu iu përgjigj edhe pyetjes së opinionistit Arbër Hajdari se kush e fiton “Big Brother”-in, duke iu përgjigjur: “Artan Kola”.