Fundi i një legjende, Carvajal do të largohet nga Real Madridi
Dani Carvajal do të largohet nga Real Madridi në përfundim të sezonit 2025–26.
Sipas asaj që raporton ”Marca” klubi ka vendosur që të mos i ofrojë një kontratë të re mbrojtësit spanjoll, i cili skadon më 30 qershor 2026, shkruan IndeksOnline.
34-vjeçari, ka kaluar sezonet e fundit me probleme fizike dhe me minuta të kufizuara lojë, derisa ka humbur vendin e tij në krahun e djathtë të mbrojtjes.
Carvajal së fundi është i pakënaqur me trajnerin Alvaro Arbeloa, i cili shpërtheu pas ndeshjes me Valencian, ku iu dha hapësirë lojtarit të akademisë David Jimenez, i cili pastaj u zëvendësua me Trent Alexander Arnoldin.
Ai është një nga lojtarët më të suksesshëm në historinë e klubit, duke fituar shumë trofe me fanellën e Real Madridit gjatë një karriere që zgjat mbi një dekadë.
Pritet që sezoni 2025–26 të jetë i fundit i Carvajalit me “Los Blancos”, duke mbyllur një kapitull të rëndësishëm në skuadër./IndeksOnline/

