As humbja nga Newcastle nuk ia lëkund karrigen, Thomas Frank i bindur se do të jetë në krye të Tottenhamit
Humbja e mbrëmshme e Tottenhamit nga Newcastle, ka rikthyer spekulimet për largimin e Thomas Frank nga posti i trajnerit.
Por pas ndeshjes, tekniku danez ka deklaruar se beson që do të vazhdojë të jetë në krye të skuadrës edhe në ndeshjet e ardhshme, shkruan IndeksOnline.
”Jam i bindur se do të jem ende në krye të skuadrës, edhe kundër Arsenalit. Jam 1000% i sigurt se duhet të jem unë personi në krye. Jam i bindur për këtë. E kuptoj pyetjen dhe është e lehtë të ma drejtosh mua, por ka të bëjë me të gjithë klubin”, ka deklaruar Frank.
Ai po ashtu ka thenë se për këtë ka folur edhe me pronarët e Tottenhamit dhe ia kanë konfirmuar se do të vazhdoj të jetë trajner i skuadrës.
”Fola me pronarët të hënën, kështu që jo”, tha Thomas Frank në një intervist të shkurtër për TNT Sports.
Tottenham ka tetë ndeshja pa fitore në Premier League, derisa renditet në vendin e 16-të në tabelë, me 29 pikë./IndeksOnline/

