75 Mall Live Search
10:04 / E Mërkurë, 11 Shkurt 2026 / MSH1

Nis seanca për vrasjen e Liridonës, Plava dhe Kokalla largohen nga salla

Ka nisur sot seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit, i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademajt.

Seanca po mbahet në Gjykatën Themelore në Prishtinë, raporton IndeksOnline.

Nga salla e gjyqit janë larguar Plava dhe Kokalla, ndërsa Prokuroria e Shtetit ka nisur të marrë në pyetje vetëm Murselin.

Procesi gjyqësor po ndiqet nga afër edhe nga kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Zejnullah Gashi, i cili për herë të parë është i pranishëm në këtë çështje.