75 Mall Live Search
11:12 / E Mërkurë, 11 Shkurt 2026 / KV

Kosovarët dashurojnë dhe e shprehin atë hapur: “Shën Valentini” festohet vetëm me Wolt

Në Kosovë, të dashurosh do të thotë të kujdesesh për dikë, me zemër dhe bujari. Në çdo moment, të duash do të thotë edhe ta tregosh me shembuj. E përgjatë “Shën Valentinit”, kjo konfirmohet më së miri.

Në Wolt, Kosova u dallua si një nga tregjet më bujare për dhurata gjatë kësaj feste. Porositë për dhurata ishin mesatarisht dy herë më të mëdha se porositë e zakonshme. Kjo statistikë e vendos Kosovën në mesin e pak vendeve në botë ku “Shën Valentini” jo vetëm festohet — por shprehet me veprime konkrete.

Kjo zemërgjerësi është pjesë e kulturës së përditshme në Kosovë. Dashuria këtu tregohet me veprime të vogla por domethënëse. Dikush duke ndarë ushqimin, të tjerët me supriza më të shtrenjta apo gjeste të vogla por që kanë domethënie të madhe. Një buqetë me lule që arrin në derë. Një burger i preferuar pas një dite të gjatë të lodhshme në punë. Një kartolinë me disa fjalë prej zemrës: Momente të thjeshta, por me shumë vlerë për personat e dashur të jetës.

Këtë vit, për herë të dytë me radhë, Wolt rikthehet për “Shën Valentin” në Kosovë me më shumë mundësi për të surprizuar ata që doni. Më shumë zgjedhje. Më shumë vlerë. Dhe një aplikacion i ri, i ridizajnuar, që e bën gjithçka më të lehtë për t’i gjetur dhuratat e preferuar. Qoftë për të festuar në shtëpi apo për ta surprizuar partnerin gjatë orarit të punës, Wolt ndihmon që qëllimet e mira të kthehen në momente të paharrueshme —  më shpejt, sigurt dhe me kujdes.

Zgjedhjet e kosovarëve tregojnë shumë. Lulet mbeten ndër më të preferuarat, sidomos trëndafilat dhe buqetat e përziera. Shumë porosi përfshijnë edhe kartolina me mesazhe të personalizuara. Burgerët dhe tortat janë gjithashtu të kërkuara, duke e kthyer ushqimin e preferuar në një shenjë kujdesi. Edhe produkte të përditshme, si ato kozmetike apo kujdesi për fytyrën, janë pjesë e dhuratave — një dëshmi se dashuria është edhe kujdes për nevojat e përditshme të partnerit.

E më së miri shifrat e mbështesin këtë histori. Në vitin 2025, Wolt regjistroi mijëra porosi dhuratash në Kosovë, me një vlerë totale prej mijëra eurosh. Mesatarja e një shporte dhuratë ishte 19 euro. Më e rëndësishmja është se porositë për dhurata ishin dy herë më të mëdha se blerjet e zakonshme. Kur kosovarët dhurojnë, ata dhurojnë më shumë.

Disa gjeste ishin vërtet të jashtëzakonshme. Kosova u dallua edhe globalisht me një nga porositë më të veçanta në të dhënat e Wolt — një dhuratë online me vlerë rreth 6,500 euro. Kjo tregon se dhuratat e porositura online sot shkojnë përtej luleve dhe çokollatave — ato përdoren për gjeste të mëdha dhe me domethënie.

Shërbimi Wolt Gifting, i lansuar për herë të parë në Kosovë në shkurt 2025, vetëm një muaj pas lansimit të Wolt, i ka bërë këto momente edhe më të paharrueshme. Edhe këtë vit, përdoruesit mund të shtojnë një kartolinë digjitale me mesazh të personalizuar.

Këtë “Shën Valentin”, Wolt është sërish këtu për t’i kthyer ndjenjat në momente reale dhe të bukura. Sepse në Kosovë, dashuria jo vetëm që ndihet — ajo manifestohet çdo ditë..

Hap aplikacionin e Wolt dhe surprizo personin që do. Tregoja sa shumë kujdesesh. ❤️