75 Mall Live Search
12:16 / E Mërkurë, 11 Shkurt 2026 / H F

Murselin e kap nervoza kur pyetet për borxhin ndaj Pacollit: A jam i akuzuar për krime ekonomike, apo …

Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca për vrasjen e Lirdona Ademaj.

Prokurorja e rastit, Javorka Përlinçeviq, ka pyetur të akuzuarin për këtë vrasje, Naim Murseli për kushtet financiare.

Murseli është përgjigjur rreth një huazimi në vlerë 100 mijë euro, nga Behgjet Pacolli, transmeton IndeksOnline.

Murseli, në vazhdimësi ka refuzuar t’u përgjigjej pyetjeve të prokurores, duke mos dashur të jepte detaje shtesë.

“A jam i akuzuar këtu për krime ekonomike apo çfarë”, ka pyetur ai i tensionuar prokuroren Përlinçeviq.

Murseli, tutje ka mohuar dëshmitë e prokurores se ai ishte i zhytur në borxhe.

Sipas kontratës, Murseli i obligohej Pacollit, për të cilin kishte punuar për një periudhë të gjatë, një shumë prej 100 mijë eurosh.

Në deklarimet e tij para trupit gjykues, Murseli ka pohuar se këtë borxh e ka kthyer, por jo përmes një pagese të drejtpërdrejtë monetare.

I akuzuari për krimin makabër të nëntorit 2023, kishte punuar për një periudhë të gjatë për Behgjet Pacollin.

Ai kishte shërbyer si këshilltar i Pacollit dhe ishte konsideruar si një nga njerëzit më të afërm të ish-zëvendëskryeministrit të Kosovës.

Seanca për vrasjen makabre të Liridona Ademajt, do të vazhdojë në orën 13:30./IndeksOnline/