Çfarë thanë fëmijët e Liridonës për vrasjën tinëzare të nënës së tyre/ 2 vite pas Naimi kërkon të flasë me ta!
Në nëntor të vitit të kaluar janë bërë dy vite që kur ndodhi vrasja makabe e Liridona Ademaj, rast ky që ndodhi ndodhi në sy të fëmijëve të saj e që dyshohet se me porosinë e bashkëshortit të saj Naim Murseli, për të cilin tashmë ka edhe një aktakuzë e po gjykohet nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Dy vite pas, i akuzuari për këtë rast, Naim Murseli ka parashtruar kërkesë para trupit Gjykues që të kontaktojë me fëmijët e tij, shkruan IndeksOnline.

Dy fëmijët e Liridones dhe Naimit, ishin dëshmitarë të kësaj tragjedie, pasi ndodheshin në makinen ku edhe u krye vrasja makabre.
Për ta, që pas ngjarjes tragjike po kujdesen autoritetet suedeze, shruan IndeksOnline.

Ndërkaq, sot me të nisur seanca gjyqësore në Gjykatën Themelore në Prishtinë, gjyqtarja e rastit, Fatime Dërmaku ka njoftuar Murselin se lidhur me kërkesën e tij për t’i kontaktuar fëmijët, është në pritje të një përgjigje nga organet suedeze.

Kujtojmë se para trupit gjykues, vëllai i Liridones, Leonard Ademaj pati rrëfyer se si nipërit e tij kanë treguar për momentet kritike, dhe veprimet e Murselit, babait të tyre.
“Kur kam shkuar në Suedi, kam kërkuar takim me fëmijët, takimi me ta ishte shumë prekës pasi që fëmijët në prezencë të psikologëve më treguan qe kanë qenë në veturë kur u vra Liridona. Fjalët e Diarit, janë këto: hajni e ka futur dorën dhe ja ka bërë mamit bam. Po ashtu, tregojnë qartë se si Naim Murseli e mbajti për dore në momentin e fundit të vrasjes. Gjithashtu përditësimin e të dhënëve të tyre, të cilin e marrë unë, fjalët e tyre janë të po këtij lloji”, pati thënë Leonard Ademaj.

Për vrasjen e Liridona Ademajt akuzohen edhe Kushtrim Kokalla e Granit Plava. Ndërkaq, Tom Dodaj ishte përfshirë në aktakuzë pasi i njëjti ia kishte shitur Murselit armën me të cilën ishte kryer vrasja.


