75 Mall Live Search
20:05 / E Mërkurë, 11 Shkurt 2026 / Z S

“Here We Go”, Osmani e mandaton Kurtin për kryeministër

Presidentja Vjosa Osmani ka mandatuar Albin Kurtin për formimin e Qeverisë së re.

Dekreti për mandatim i është dorëzuar Kurtit nga shefja e shtetit para pak minutash.

Postimi i plotë:

Sot, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, kam caktuar Kryeministrin Albin Kurti, mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

I uroj suksese në udhëheqjen e Qeverisë së re dhe punë në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Ju priftë e mbara! 🇽🇰./Indeksonline/