Ku është Broja? Sulmuesi shqiptar nuk ftohet për ndeshjen ndaj Crystalit
Futbollisti i Kombëtare së Shqipërisë, Armando Broja nuk do të jetë fare i pranishëm në ndeshjen mes Crystal Palace dhe Burnleyt.
Trajneri Scott Parker nuk e ka ftuar fare sulmuesin “kuqezi” për ndeshjen e sotshme, shkruan Indeksonline
Nuk dihet arsyeja, por Broja nuk figuron as në bankën rezervë.
Kujtojmë që sulmuesi “kuqezi” gjatë këtij sezoni ka zhvilluar 19 ndeshje, ka shënuar vetëm një gol dhe ka bërë një asist./Indeksonline/

