75 Mall Live Search
21:26 / E Mërkurë, 11 Shkurt 2026 / S Z

Kurti u del në mbrojtje krerëve të UÇK-së: Kërkesa për dënim me nga 45 vite, është orvatje që bie ndesh me të vërtetën

Kryeministri në detyrë Albin Kurti në seancën e jashtëzakonshme ku pritet të votohet qeveria e re, ka folur për seancën gjyqësore, e cila po mbahet në Hagë, kundër krerëve të UÇK-së.

“Këto dy seanca po i mbajmë pasdite, sepse këto ditë po zhvillohen seancat e fundit të procesit gjyqësor ndaj drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thachit, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.Kërkesa e Prokurorisë për nga 45 vjet burg për secilin është orvatje që bie ndesh me të vërtetën dhe mohon kontekstin historike  politik luftës sonë çlirimtare. Qëndrimi i Qeverisë në Kosovë është i qartë, në Kosovë janë kryer krime kundër njerëzimit ndaj popullatës civile, që i ka kryer regjimi i Millosheviqit. Barazimi me drejtuesit e UÇK-së dhe një regjimi gjenocidal është i paqënrdueshëm”, ka thënë Kurti.