Lazio i Hysajt kualifikohet në gjysmëfinale, e pret Berat Gjimshiti me Atalantan
Skuadra e Lazios është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, pasi eliminoi Bolognan.
Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll me shifrat 1:1, me golat e shënuara nga: Castro 30’ dhe Noslin 48’, shkruan Indeksonline
Ndeshja shkoi në penallti dhe më të saktë ishin mysafirët, duke fituar me shifrat 1:4.
Me këtë fitore, Lazio shkon në gjysmëfinale, ku e pret Atalanta e Berat Gjimshitit./Indeksonline/

