Përfundon seanca fillestare për rastin e policit Muhamed Lika
Gjykata Themelore në Ferizaj, ka refuzuar kërkesën e avokatëve, për lirimin ose ndryshimin e masës së paraburgimit, ndaj të dyshuarve për vrasjen e policit Muhamed Lika.
Kësisoj, gjykata ka kumtuar se seanca ndaj të dyshuarve për vrasjen e policit Lika, e cila tashmë ka një aktakuzë, do të mbahet pas një muaji.
Të akuzuarit, dyshohen për veprën penale: “Vrasja e rendë” dhe D.G., i akuzuar për shkak të veprës penale: “Dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprave penale”./Indeksonline/.

