75 Mall Live Search
10:10 / E Enjte, 12 Shkurt 2026 / F.R

Osmani anulon pjesëmarrjen në Konferencën e Sigurisë në Mynih, kjo është arsyeja

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ishte ftuar edhe sivjet në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ka anuluar pjesëmarrjen e saj për shkak të angazhimeve institucionale dhe prioriteteve të brendshme në vend.

Lajmin për IndeksOnlinen e ka konfirmuar këshilltari për media i presidencës, Bekim Kupina, i cili ka theksuar se presidentja është shumë mirënjohëse ndaj organizatorëve për ftesën.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është ftuar edhe sivjet në Konferencën e Sigurisë në Munich, për çka është shumë mirënjohëse ndaj organizatorëve. Megjithatë, për arsye të angazhimeve institucionale dhe prioriteteve që lidhen me zhvillime brenda vendit, e ka anuluar pjesëmarrjen”, ka thënë Kupina.

Konferenca e 62-të e Munihut do të mbahet nga 13 deri më 15 shkurt, ku do të marrin pjesë qindra udhëheqës botërorë, përfshirë edhe vendet e rajonit.