75 Mall Live Search
10:18 / E Enjte, 12 Shkurt 2026 / MSH1

Sherri mes Sekiraqëve dhe “Capave”, ngrihet aktakuzë ndaj disa personave

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar ngritjen e aktakuzës kundër 9 të pandehurve.

Sipas aktakuzës, të pandehurit K.R., V.A., D.M., dhe E.M., të grupit të njohur me nofkën ‘’C’’,  më 1 shtator 2024, rreth orës 22:04, në lokalin “From” dhe jashtë tij, në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë, në bashkëkryerje, pas një marrëveshje paraprake janë mbledhur, janë maskuar dhe janë pajisur armë të gjata dhe armë të shkurtra (revole) si edhe mjete të forta (stupca).

Ata kanë marrë në përdorim tri vetura të markave “Porsche”, “Volkswagen Polo” dhe “Audi A7”, të cilave ua kanë ndërruar targat, duke vendosur targa të vjedhura dhe kanë tentuar ta privojnë nga jeta të pandehurit e tjerë S.S., dhe anëtarët e grupit të tij, përkatësisht F.A., E.LL., dhe R.LI.

LEXO EDHE:

Me këto veprime, ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë kryer veprën penale: “Vrasje e rëndë në tentativë”. Po ashtu, atat akuzohen edhe për veprën penale” “Mbajtja në pronësi, në kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Ndërkohë, i pandehuri S.S., së bashku me anëtarët e grupit të tij, përkatësisht F.A., E.LL., dhe R.LL., me dashje dhe dijeni, të përgatitur me armë zjarri, në bashkëkryerje dhe me qëllim të privimit nga jeta, gjatë shkëmbimit të zjarrit në mes të dy grupeve, në po në të njëjtin vend kanë privuar nga jeta të ndjerin P.G. dhe kanë tentuar të privonin nga jeta edhe të pandehurit e tjerë.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se kanë kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Po ashtu, të njëjtit akuzohen edhe për veprën penale: “Mbajtja në pronësi, në kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Nga ana tjetër, i pandehuri V.B. akuzohet se ka kryer veprën penale:  “Manipulim me prova”, si edhe veprën penale: “Mbajtja në pronësi, në kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas hetimeve, motivi i këtij sulmi lidhet me një konflikt të mëhershëm të datës 4 mars 2024, të ndodhur ndërmjet SH.S. (djali i të pandehurit S.S.) dhe P.G. (vëllai i tani të ndjerit P.G.) – konflikt, i cili ka përshkallëzuar armiqësinë ndërmjet dy grupeve.

Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurve të lartcekur të shpallen fajtorë për veprat penale për të cilën akuzohen dhe të dënohen sipas ligjit.

Prokurori po ashtu ka propozuar që të pandehurve t’u vazhdohet masa e paraburgimit, deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësor./IndeksOnline/