Formimi i qeverisë, reagon Ambasada italiane
Ambasada e Italisë në Republikën e Kosovës ka reaguar pas formimit të qeverisë, gjë që zhbllokoi situatën politike në vend.
Ambasada përgëzoi Albulena Haxhiun për marrjen e kryesisë së kuvendit dhe Kurtin për riemërim në krye të qeverisë, shkruan IndeksOnline.
“Progresi i Kosovës varet nga institucione të forta dhe të qëndrueshme që mund të çojnë përpara reformat dhe të forcojnë më tej perspektivën e saj evropiane. Ne mezi presim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë dhe të thellojmë partneritetin tonë.
U urojmë atyre suksese në përgjegjësitë e tyre të reja”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

