KEDS-i shpallet fitues i Çmimit CSR për Ekselencë në Integrimin e Qëndrueshmërisë
Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike – KEDS SH.A është nderuar në ceremoninë vjetore Kosovo CSR Awards, duke u shpallur fituese e Çmimit CSR për Ekselencë në Integrimin e Qëndrueshmërisë në kategorinë e Ndërmarrjeve të Mëdha.
Ky vlerësim nga Rrjeti CSR Kosova konfirmon lidershipin e KEDS-it në integrimin e qëndrueshmërisë në strategjinë zhvillimore, kulturën organizative, operacionet e përditshme dhe marrëdhëniet me palët e interesit.
Në kuadër të këtij vlerësimi, KEDS-i është njohur si lider i transicionit të gjelbër dhe pionier i ndikimit social, duke vendosur standarde të reja për zhvillim të qëndrueshëm në Kosovë dhe duke kontribuar në avancimin e praktikave të përgjegjësisë sociale korporative në vend.
Ky çmim pasqyron përkushtimin e vazhdueshëm të KEDS-it për ndërtimin e një të ardhmeje më të gjelbër, më të barabartë dhe më të qëndrueshme për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

