75 Mall Live Search
12:27 / E Enjte, 12 Shkurt 2026 / S Z

Plenkoviq uron Kurtin, riafirmon mbështetjen kroate për Kosovën

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për mandatin të ri në krye të qeverisë.

Përmes një postimi në X, Plenkoviq shprehu mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë për rrugën evropiane të Kosovës, duke theksuar se Kroacia mbetet një përkrahës i fuqishëm i integrimit evropian të Kosovës.

“Urime kryeministrit Albin Kurti për sigurimin e një mandati tjetër. Kroacia mbetet një mbështetëse e fortë e rrugës evropiane të Kosovës. Pres me padurim forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit tonë dypalësh dhe punën e përbashkët për stabilitet dhe prosperitet në Evropën Juglindore”, thuhet në mesazhin e Plenkoviq.