Kiana Kryeziu dështon në Lojërat Olimpike, s’e përfundon garën – Indeksonline.net
75 Mall Live Search
Zgjidh gjuhën

Kiana Kryeziu dështon në Lojërat Olimpike, s’e përfundon garën

Skiatorja kosovare, Kiana Kryeziu nuk ka arritur ta përfundonte garën në disiplinën “Super Giant Slalom (Super-G)” në kuadër të Lojërave Olimpike Dimërore.

Kryeziu nuk arriti ta përfundonte garën në një terren të vështirë, kështu ajo s’mundi të regjistronte kohën zyrtare në këtë disiplinë të shpejtësisë alpine, shkruan Indeksonline

Pavarësisht kësaj, paraqitja e saj në skenën më të madhe të sporteve dimërore mbetet një moment i rëndësishëm për sportin shqiptar.

Medaljen e artë në këtë disiplinë e fitoi Brignone me kohë (1:23:41). Kurse të argjendtë dhe bronztë, morën Miradoli nga Franca dhe Hutter nga Austria./Indeksonline/

Të fundit nga IndeksOnline