Sonte mblidhet Kuvendi, ka vetëm një pikë të rendit të ditës
Albulena Haxhiu ka thirrur mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.
Mbledhja nis në orën 15:00 dhe ka vetëm një pikë të rendit të ditës: Propozimi për formimin e komisioneve parlamentare, transmeton IndeksOnline.
Menjëherë pas mbledhjes së kryesisë do të njoftohen deputetët për orën e seancës e cila do të mbahet sonte.
Seancë pritet të mbahet edhe nesër ku do të votohen marrëveshjet ndërkombëtare.
Sot gjatë ditës mbledhjen e parë e mbajti edhe Albin Kurti me kabinetin e tij qeverisës ku u morën disa vendime./IndeksOnline/

