Ismet Munishi ende pa filluar mirë punën te Liria, eliminohet nga Kupa e Kosovës
Skuadra e Gjilanit ka fituar ndaj Lirisë së Prizrenit, në ndeshjen e Kupës së Kosovës.
Vendasit shënuan një fitore të vështirë 2:1, përkundër se ishin me një lojtar më shumë në fushë nga pjesa e parë, shkruan Indeksonline
Golat për ekipin e Currit i shënuan: Hamdi Namani dhe Armend Thaqi.
Kurse të vetmin për mysafirët e shënoi, Diar Nikqi.
Kujtojmë që te Liria trajner është Ismet Munishi, i cili debuton me humbje./Indeksonline/

