75 Mall Live Search
17:15 / E Enjte, 12 Shkurt 2026 / Z S

Themelohen 16 komisionet parlamentare, legjislatura X bëhet funksionale

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka njoftuar krijimin e 16 komisioneve parlamentare, duke bërë legjislaturën e X-të plotësisht funksionale.

Ajo theksoi se komisionet do të jenë shtylla kryesore e punës legjislative dhe mbikëqyrëse, duke ftuar grupet parlamentare për bashkëpunim në shërbim të qytetarëve.

Postimi i plotë:

Sot, pas njoftimit për formimin e grupeve parlamentare, proceduam me themelimin e komisioneve parlamentare, duke i hapur rrugë funksionalizimit të plotë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Me miratimin në seancën plenare, Kuvendi i Republikës së Kosovës do t’i ketë gjithsej 16 komisione parlamentare, të cilat do të jenë shtylla kryesore e punës legjislative dhe mbikëqyrëse.

Me përgjegjësi të lartë institucionale, me bashkëpunim ndërmjet të gjitha grupeve parlamentare dhe me angazhim të përbashkët, nisim punën e Legjislaturës X, të vendosur për rezultate konkrete, gjithmonë në shërbim të qytetarëve dhe Republikës./Indeksonline/