Haradinaj jep dorëheqje nga kreu i AAK-së
Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Haradinaj ka bërë të ditur se nuk do të kandidojë për mandat tjetër në krye të AAK-së.
Për këtë vendim siç mëson IndeksOnline, Haradiaj e ka njoftuar edhe Këshillin Drejtues të Partisë.
Si themelues i AAK-së, Haradinaj e ka drejtuar këtë parit nga viti 2000 deri me sot.
Ai ka qenë kryeministër i Kosovës nga vitit 2017 deri në vitin 2019. /IndeksOnline/

