75 Mall Live Search
18:36 / E Enjte, 12 Shkurt 2026 / B XH

Ardian Gjini shpall kandidaturën për kryetar të AAK-së, merr urime nga Haradinaj

Ardian Gjini ka shpallur kandidaturën për kretar të AAK-së.

Lajmi është bërë i ditur në një konferencë për media e mbajtur nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe Ardian Gjini.

Para mediave, Haradinaj ka bërë të ditur se më nuk do të kandidojë për kryetar të AAK-së, raporon IndeksOnline.

Interesim për të marrë drejtimin e kësaj partie, e ka shprehur Ardian Gjini, i cili e ka shpallur edhe zyrtarisht kandidaturën për kryetar të AAK-së.

“Për momentin e kam shprehur synimin, por mund të ketë edhe kandidatura tjera në këta 3 muaj”, ka thënë Gjini.

Për këtë vendim, Gjini ka marrë urime nga kryetari i deritanishëm, Ramush Haradinaj.

Ky i fundit ka thënë se mirëpret edhe kandidatra tjera në garën për kryetar të AAK-së./IndeksOnline/