75 Mall Live Search
18:36 / E Enjte, 12 Shkurt 2026 / H F

Haradinaj zbulon arsyen se pse nuk do të kandidojë më për kryetar të AAK-së

Ramush Haradinaj ka bërëm e dije se nuk do të kandidojë për kryetar të Aleanvës për Ardhmërinë e Kosovës.

“Nuk do të kandidojë për kryetar të Aleancës në këto zgjedhje të brendshme, iu kam tregu kolegëve të mi disa arsye. Ju shpjegojë edhe juve mediave dhe qytetarëve. Pra, po është kohë e gjatë në udhëheqje nga  themelimi i Aleancës maj 2000, është një faktor koha, në udhëheqje, është edhe rezultati jo i mirë i zgjedhjeve, 9 shkurt, 28 dhjetor, por edhe sikur të ishte ndonjë rezultat tjetër prapë do ta merresha një vendim të tillë, dhe poashtu është besimi që kam në kuadrin e Aleancës, në njerëzit e Aleancës”, ka thënë mes tjerash Haradinaj, transmeton IndeksOnline.

Haradinaj gjithashtu bëri të ditur se Ardian Gjini ka shpallur kandidaturën për kryetar të AAK-së, duke hapur garën për udhëheqësin e partisë.

Kryetar i partisë nga viti 2000 deri tani ka qenë gjithmonë Ramush Haradinaj, edhe gjatë kohës sa ishte i burgosur.