75 Mall Live Search
20:37 / E Enjte, 12 Shkurt 2026 / B XH

Bedri Hamza: Dy Kuvende, një qëndrim në mbrojtje të çlirimtarëve në Hagë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka reaguar pas votimit të një Deklarate dhe një Rezolute në Kuvendin e Kosovës dhe në Kuvendin e Shqipërisë, duke theksuar se në momente të rëndësishme kombëtare kërkohet unitet i plotë institucional.

“Dy kuvende, një qëndrim. Në emër të popullit, në mbrojtje të së vërtetës, historisë dhe sakrificës sonë,” ka shkruar Hamza, duke nënvizuar mbështetjen për ish-udhëheqësit e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Ai theksoi se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe të gjithë çlirimtarët në Hagë “nuk janë vetëm”, duke falënderuar deputetët e Kosovës dhe Shqipërisë që, sipas tij, folën zëshëm në mbrojtje të dinjitetit, krenarisë dhe vlerave të luftës së UÇK-së.

Hamza e cilësoi këtë si një moment reflektimi dhe bashkimi kombëtar në mbrojtje të së vërtetës historike dhe sakrificës mbi të cilën është ndërtuar liria.