75 Mall Live Search
12:44 / E Premte, 13 Shkurt 2026 / H F

Përfundon fjala përfundimtare e Rexhep Selimit, vijon ajo e Jakup Krasniqit

Në Dhomat e Specializuara në Hagë ka përfunduar seanca gjyqësore me fjalën përmbyllëse të mbrojtjes së ish-udhëheqësit të UÇK-së, Rexhep Selimi.

Trupi gjykues është në pauzë të drekës dhe do të rifillojë në orën 13:30 me fjalën përfundimtare të mbrojtjes për Jakup Krasniqin.

Avokati mbrojtës i Selimit, Geoffrey Roberts, hodhi poshtë të gjitha pretendimet që lidhen me emërimet e personave gjatë periudhës së luftës, duke i cilësuar si të pabazuara. Ai gjithashtu deklaroi se Selimi është i pafajshëm dhe kërkoi që ai të shpallet i tillë.