Arrestohet një i mitur në Prishtinë
Njësia për realizimin e urdhëresave, në kuadër të stacionit policor- veriu në Prishtinë, ka realizuar me sukses arrestimin e një personi, i cili ishte në kërkim policor.
I mituri ishte i dënuar me tre (3) vjet masë institucionale edukative për veprën penale: “Dhunim”.
Pas arrestimit, ai është dërguar në Qendrën Korrektuese për të Mitur sipas vendimit gjyqësor.
fotoilustrim

