Kurti arrin në Mynih, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka arritur në Mynih. Ai do të marrë pjesë në Konferencën e përvitshme të Sigurisë.
Kryeministri në Gjermani është duke u shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Rita Augestad Knudsen.
Në këtë konferencë do të marrin pjesë shumë udhëheqës e liderë botërorë. Në mesin e tyre do të jetë edhe sekretari i Shtetit, Marco Rubio.

