75 Mall Live Search
15:29 / E Premte, 13 Shkurt 2026 / P M

ATK asiston Policinë dhe Prokurorinë në aksionin për kontrollin e artarëve në Pejë

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se është duke asistuar në një aktivitet të realizuar nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Pejë, që ka të bëjë me kontrollimin e aktivitetit të artarëve në Pejë.

Sipas njoftimit zyrtar, ky veprim po zhvillohet në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe koordinimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve përkatëse, me qëllim të mbikëqyrjes së zbatimit të legjislacionit në fuqi.

ATK ka bërë të ditur se opinionin publik do ta mbajë të informuar lidhur me efektin dhe rezultatet e këtyre aktiviteteve, pas përfundimit të veprimeve në terren.