Adrenalinë dhe rivalitet maksimal – Finalja e madhe e IPKO UNI Tournament Edicioni Dimëror 2026, zhvillohet më 15 Shkurt
Pas një edicioni dimëror jashtëzakonisht të suksesshëm që nisi më 22 janar, IPKO Uni Tournament – Edicioni Dimëror po arrin kulmin me finalen e madhe, e cila do të zhvillohet të dielën më 15 shkurt në një nga sallat më moderne të CineStar në Prishtina Mall.
Ky turne tashmë tradicional ka bashkuar studentë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, duke dëshmuar rritjen e vazhdueshme të komunitetit të esports dhe fuqinë që ka për të lidhur të rinjtë e apasionuar pas lojërave elektronike.
Me një prize pool prej 7,000€, i cili do të ndahet mes fituesve dhe finalistëve në lojërat CS2, Fortnite, Rocket League dhe EAFC26, turneu ka ofruar katër javë gare intensive, emocione dhe rivalitet të fortë.
Ftojmë të gjithë ata që dëshirojnë të jenë pjesë e spektaklit të ndjekin finalet dhe të përjetojnë atmosferën e adrenalinës, lojës dhe surprizave interaktive. Finalet do të zhvillohen sipas këtij orari:
- 13:00 – Finalja e Rocket League
- 13:30 – Finalja e Fortnite
- 15:00 – Finalja e CS2
- Nga ora 13:00 – Ndeshjet në EAFC26
Për ata që nuk mund të jenë fizikisht prezent, të gjitha ndeshjet do të transmetohen live në kanalin zyrtar të IPKO Uni Tournament në Twitch, ndërsa momentet më epike dhe njoftimet kryesore do të publikohen në IPKO Games në TikTok, Instagram dhe Facebook.
Edhe këtë edicion, streameri i njohur Ernest Xhoci do të jetë pjesë e finales, duke sjellë energji, argëtim dhe surpriza për komunitetin e të apasionuarve pas lojërave online.
IPKO Uni Tournament vazhdon të jetë pikë takimi për të rinjtë e apasionuar pas esports, duke konfirmuar rolin e IPKO-s si mbështetëse e vazhdueshme e rinisë dhe zhvillimit të talenteve të ri.
Për më shumë informata dhe për të ndjekur spektaklin live, ndiqni faqet zyrtare të IPKO Games në Facebook, Instagram dhe TikTok.

