Një i lënduar nga aksidenti mes trenit dhe veturës pranë kazermës në Prishtinë
Një aksident trafiku mes trenit dhe nje veture ka ndodhur rreth orës 16:00 në afërsi të Kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë.
Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti ku ka bërë të ditur se si pasojë e aksidentit ka mbetur i lënduar një person.
“Rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën për një aksident në afërsi të Kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë.
Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një automjet . Si pasojë e aksidentit, një person është lënduar. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal”, ka thënë Ahmeti.
Më poshtë mund të shihni pamje nga aksidenti./IndeksOnline/

