Barcelona do të bëj ankesë ndaj gjyqtarit të ndeshjes ndaj Atletiko Madridit
Barcelona është përfshirë nga një valë zemërimi pas humbjes së mbrëmshme ndaj Atletiko Madridit, me drejtuesit e klubit që po shqyrtojnë seriozisht paraqitjen e një ankese zyrtare për gjykimin e ndeshjes.
Sipas raportimeve të Marca, në qendër të polemikave janë dy momente kyçe: vendimi për pozicion jashtë loje te goli i Cubarsit që ndikoi drejtpërdrejt në rrjedhën e takimit dhe kartoni i kuq i dhënë për mbrojtësin Eric García, shkruan IndeksOnline.
Burime nga brenda klubit janë shprehur të revoltuara, duke deklaruar:
“Dëmtohemi gjithmonë nga vendimet e arbitrave dhe nuk kam parë kurrë diçka të tillë me VAR”.
Zemërimi i katalanasve lidhet veçanërisht me përdorimin e teknologjisë VAR, për të cilën ata besojnë se është aplikuar në mënyrë të padrejtë dhe selektive në momentet vendimtare të sfidës.
Nuk përjashtohet mundësia që Barcelona t’i drejtohet zyrtarisht instancave përkatëse të federatës spanjolle, një lëvizje që do të shtonte edhe më shumë tensionet në futbollin spanjoll./IndeksOnline/

