75 Mall Live Search
19:43 / E Premte, 13 Shkurt 2026 / MSH1

PRISHTINË – KASTRATI shpërbleu klientët besnikë me lojën “Mbushe 15€ – FITO 15€”

Sot, në njërën ndër pikat e KASTRATI në Prishtinë, u zhvillua loja shpërblyese “Mbushe 15€ – FITO 15€”, ku dhjetëra klientë morën pjesë duke përfituar voucher prej 15€ për derivate, si dhe duke u futur në short për çmime të tjera atraktive.

Gjatë lojës shpërblyese, klientët u shpërblyen me vouchera të menjëhershme për karburant, dhe disa fituan edhe pica, ndërsa njëkohësisht plotësuan kuponët për t’u bërë pjesë e garës për GOLF 8, çmimin kryesor të fushatës.

Loja u transmetua live nga ora 16:00 në emisionin RELOAD në TV Dukagjini, duke sjellë atmosferën dhe emocionin e shpërblimeve drejtpërdrejt tek publiku.

KASTRATI – Lider në cilësi. Lider në shpërblime.