Moti sot: Temperatura më e ulët në Dragash, më e larta në Gjakovë, Prizren e Istog
Sot parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.
Temperaturat minimale do të jenë 0 deri në 3 gradë, shkruan IndeksOnline.
Ndërkaq, ato maksimale 8-12 gradë Celsius.
“Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1-6m/s” deklaron IHMK-ja.
Temperatura më e ulët shënohet në Dragash (0 gradë), teksa më e larta në Prizren, Gjakovë e Istog (12 gradë)./IndeksOnline/

