E papritur: Kristi kapërcen murin e shtëpisë së BBVA
Kristi ka bërë një gjë të papritur sot, pak orë para prime-it.
Banori i Big Brothet VIP Albania ka kapërcyer murin e shtëpisë, raporton IndeksOnline.
Ngjarja ndodhi pak minuta pasi Kristi dhe Miri paten një përplasje fizike dhe e sulmuan njëri-tjetrin me shishe me ujë.
Selin tentoi ta ndalojë Kristin të mos e bëjë këtë gjë, por nuk ia doli.
Banori ende nuk është kthyer në shtëpi teksa nuk dihen masat që do të ndërmarrë ndaj tij ‘Vëllai i Madh’./IndeksOnline/

