75 Mall Live Search
15:48 / E Shtunë, 14 Shkurt 2026 / MSH1

Aksident fatal në Athinë, vdes një 16-vjeçar shqiptar

Eljon Metaj, 16 vjec, është shqiptari që ndërroi jetë dje në një aksident automobilistik në Greqi.

Metaj ndërroi jetë dhe dy të tjerë u plagosën dhe ndodhen në gjendje të rënde pas një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e së premtes në rrugën ” Dhimokratias” në zonën Luca në periferinë e Athinës.

Sipas informacioneve të para, njëri prej adoleshentëve mori nga çanta çelësat e automjetit të nënës dhe në vazhdim sëbashku me dy shokët e tij, nisën të ecin me shpejtësi nëpër rrugët e zonës.

Në rrethana që ende nuk dihen, automjeti që po lëvizte me shpejtësi tej normave, doli nga rruga dhe u përplas me një pemë, duke lënë të vdekur në vend njërin prej tre pasagjerëve ndërsa drejtuesi i automjetit dhe njëri prej adoleshentëve u dërguan në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por policia njoftoi se ka ndaluar në spital drejtuesin e automjetit si dhe prindërit e tij, ndërsa trupi i viktimës u dërgua në morg.

Hetimet po kryhen prej policisë rrugore të drejtorisë së policisë së Athinës.