Sherr në aeroplanin Turqi–Mançester, ulje emergjente në Bruksel dhe dy të arrestuar
Një fluturim nga Turqia drejt Mançesterit është detyruar të bëjë ulje emergjente në Bruksel pas një përleshjeje mes pasagjerëve në bord.
Sipas raportimeve të Daily Mail, incidenti nisi pasi një pasagjer dyshohet se tentoi t’i vidhte telefonin një tjetri, duke çuar në përplasje fizike.
Situata u përshkallëzua më tej kur njëri nga të përfshirët, i cili sipas dëshmitarëve kishte konsumuar alkool, bëri komente raciste dhe u përball me stafin e kabinës për shkak të cigareve.
Pas uljes në Bruksel, policia belge hyri në aeroplan dhe arrestoi dy persona.
🇹🇷 ✈️ A flight from Turkey to the UK made an emergency landing in Belgium — a massive fight broke out on board
— NEXTA (@nexta_tv) February 14, 2026
The clash erupted three hours after takeoff: a drunk passenger was making racist remarks at others and demanding cigarettes, which escalated into a fistfight involving… pic.twitter.com/a5JWmIeovs

