“Do ma hash shpirtin me…”/ Mateo i bëri surprizë me rastin e Shën Valentinit, si e priti Brikena? (VIDEO)
Me rastin e 14 shkurtit, ditës së të dashuruarve, Mateo ka përgatitur një surprizë romantike për Brikenën, transmeton IndeksOnline.
Ai ka përdorur disa kanaçe për të formuar mbishkrimin “të kam xhan” dhe një zemër pranë shtratit të saj, duke krijuar një ambient simbolik për këtë ditë të veçantë.
Fillimisht, Mateo e mashtroi Brikenën duke i thënë se kishte diçka urgjente në dhomën e gjumit, ndërsa ajo dyshoi se bëhej fjalë për një surprizë dhe hezitoi të shkonte.
Pasi hyri në dhomë dhe pa gjestin e tij, Brikena e falënderoi Mateon. Në momentin kur i zgjati dorën, ai e tërhoqi pranë vetes dhe e përqafoi, duke e bërë situatën edhe më romantike.

