75 Mall Live Search
17:50 / E Shtunë, 14 Shkurt 2026 / F.R

Edi Rama vjen të hënën në Prishtinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të vizitoj Prishtinën në fillim të javës së ardhshme.

Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se Rama do të jetë të hënën në Prishtinë.

Nuk dihet nëse ai do të marrë pjesë në marshin protestues, i cili do të mbahet një ditë më vonë më 17 shkurt në Prishtinë.

Rama ka qenë mjaft kritik ndaj Prokurorisë pas kërkesës për dënimin e krerëve të UÇK-së më 180 vjet në total./IndeksOnline/