75 Mall Live Search
19:49 / E Shtunë, 14 Shkurt 2026 / H F

Ledri Vula i bashkohet marshit “Liria ka emër” me thirrjen “Drejtësi, jo politikë”

Reperi i njohur Ledri Vula do t’i bashkohet marshit “Liria ka emër”, i cili do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, shkruan IndeksOnline.

Lajmi është bërë i ditur përmes njoftimeve publike, ku bëhet thirrje për pjesëmarrje masive në këtë organizim me moton “Drejtësi, jo politikë”.

Marshi do të zhvillohet më 17 shkurt, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke nisur nga ora 14:00.

Organizatorët kanë ftuar qytetarët që t’i bashkohen këtij marshimi, duke theksuar mesazhin kryesor: “Drejtësi, jo politikë”.