Vetura godet dy këmbësorë në Pejë, përfundojnë në spital
Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 18:40 në rrugën “Mbreteresha Teutë” në Pejë.
Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënës polici për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ku ka bërë të ditur se një veturë ka goditur dy këmbësorë.
Rugova ka bërë të ditur se si pasojë e aksidentit të dy këmbësorët kanë pësuar lendime trupore dhe të njejtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretma mjekësor.
“Sot rreth orës 18:40, Policia është njoftuar për një aksident i cili ka ndodhur në rrugën ” Mbreteresha Teutë” në Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara një veturë dhe dy këmbësor, si pasojë e aksidentit të dy këmbësorët kanë pësuar lëndime trupore dhe të njejtit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, për tretman mjekësor, ndërsa rasti është duke u hetuar nga hetuesit e aksidenteve”, ka thënë Rugova./IndeksOnline/

