Java e 20-të në Superligë, këto janë ndeshjet që zhvillohen sot
Vazhdon java e 20-të në Superligën e Kosovës.
Tre ndeshje do të zhvillohen sot me secilën nga këto që premtojnë spektakël.
Vëmendja kryesore do të jetë në kryeqytet, ku Prishtina do të jetë nikoqire e Llapit.

Ndërsa po ashtu, Prishtina e Re do të pres Ferizajin dhe Dukagjini pret Gjilanin.
Ndeshjet Prishtina e Re-Ferizaj dhe Dukagjini-Gjilani zhvillohen në 13:00, ndërsa Prishtina-Llapi në orën 18:00./IndeksOnline/

