Katër shtetas të Serbisë arrestohen për kalim ilegal të kufirit
Katër shtetas të Serbisë janë arrestuar në dy raste të ndara në rajonin e Gjilanit, nën dyshimin për kalim ilegal të kufirit.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti i parë është regjistruar më 14 shkurt 2026, rreth orës 10:40, në fshatin Pogragjë të Gjilanit. Njësia policore ka ndaluar një veturë në të cilën ndodheshin dy persona të dyshuar, të cilët dyshohet se kishin hyrë në territorin e Kosovës përmes rrugëve ilegale. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Ndërkaq, rasti i dytë ka ndodhur po ashtu më 14 shkurt 2026, rreth orës 13:00, në fshatin Stublinë, Gjilan. Edhe në këtë rast, policia ka ndaluar një veturë me dy të dyshuar meshkuj, shtetas të Serbisë, të cilët dyshohet se kanë hyrë ilegalisht në Kosovë. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Policia ka bërë të ditur se veturat dhe telefonat celularë të të dyshuarve janë sekuestruar përkohësisht, ndërsa hetimet lidhur me këto raste po vazhdojnë.

