Flick konfirmon rikthimin e Raphinhas për derbin ndaj Gironës
Një lajm i mirë për Barcelonën një ditë para derbit katalanas ndaj Gironës.
Kjo pasi që ylli i Barçës, Raphinha do të rikthehet nga lëndimi që e kishte pësuar.
Rikthimi i tij do të jetë një forcë shtesë për “Blaugranat”, të cilët do të synojnë të bëjnë një “remontada”, ndaj Atleticos në mars.
Ndeshja Girona-Barcelona, zhvillohet nesër në orën 21:00./IndeksOnline/

