Munishi merr fitoren e parë me Lirinë, e mposhtin Tefik Çangën
Epoka e Ismet Munishit në Ligën e Parë ka filluar.
Kjo pasi që ka arritur fitoren e tij të parë me Lirinë, duke e mposhtur Tefik Çangën me rezultat minimal 0-1.
Golin e vetëm për prizrenasit, e realizoi Dijar Nikqi.
Liria, mbetet e 6-ta në Ligën e Parë me 39 pikë, ndërsa Tefik Çanga e 9-ta me 29 pikë./IndeksOnline/

