75 Mall Live Search
15:44 / E Diele, 15 Shkurt 2026 / b l

Arizona njeh zyrtarisht 17 shkurtin si Ditën e Pavarësisë së Kosovës

Ambasada e Kosovës në Washington ka njoftuar se Arizona ka njohur zyrtarisht 17 shkurtin si Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Guvernatorja Katie Hobbs ka shpallur 17 shkurtin 2026 si “Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Arizona”, duke theksuar se shteti është i nderuar të qëndrojë pranë komunitetit shqiptaro-amerikan për të përkujtuar shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 në Prishtinë, transmeton Klankosova.tv.

Në vendim vlerësohet edhe kontributi i shqiptaro-amerikanëve në jetën shoqërore dhe ekonomike të Arizonës, si dhe mbështetja e vazhdueshme e Shteteve të Bashkuara për shtetndërtimin dhe paqen në Kosovë.