Koka “arma” kryesore e Muriqit, më së shumti gola në top-ligat e Europës
Sulmuesi i Mallorca, Vedat Muriqi, po kalon një sezon të jashtëzakonshëm në elitën e futbollit evropian.
Bomberi kosovar është aktualisht realizuesi më i mirë me kokë në pesë ligat kryesore të Evropës, shkruan Indeksonline
Me gjashtë gola të shënuar me kokë këtë edicion në La Liga, Muriqi ka hyrë në historinë e klubit, duke u bërë lojtari i parë i Mallorcës që arrin këtë shifër brenda një sezoni që nga Pierre Webo në sezonin 2010/11, i cili gjithashtu kishte realizuar gjashtë gola me kokë.
Forma e shkëlqyer e Muriqit ka qenë vendimtare për skuadrën ishullore./Indeksonline/

