75 Mall Live Search
08:24 / E Hënë, 16 Shkurt 2026 / G T

Ndeshja ishte në dyshim, por në fushë shfaqen ushtarët belgë dhe e largojnë borën

Ndeshja mes Sint-Truidense dhe Zulte Waregem në javën e 25-të në Belgjikë u zhvillua edhe pse kishte reshje të mëdha të borës.

Para ndeshjes, ky takim ishte në dyshim – kjo për shkak të gjendjes së fushës, shkruan Indeksonline

Megjithatë, në fushë u shfaqën heronjtë e vërtetë pa atlete sportive.

Ishin ushtarët belgë që e hoqën borën nga fusha, për ta bërë të mundshme zhvillimin e këtij takimi.

STVV-ja arriti fitore 3:2 ndaj kundërshtarëve, duke vazhduar garën për titull kampion – pasi janë në pozitën e dytë me 51 pikë, vetëm dy më pak se lideri, Union Saint-Gilloise./Indeksonline/