75 Mall Live Search
09:20 / E Hënë, 16 Shkurt 2026 / AR

Rita Ora emocionon nga Sydney: “Shihemi së shpejti”

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, ka ndarë me ndjekësit e saj disa momente speciale nga qëndrimi në Sydney, duke e përshkruar udhëtimin si një eksperiencë të paharrueshme.

Në një postim plot energji pozitive, artistja u shpreh se ka kaluar “shumë mirë, me ushqime të shpejta, pazar, ëmbëlsira… dhe dashuri”, ndërsa falënderoi Sydney për mikpritjen, shkruan Indeksonline.

Ajo theksoi gjithashtu se mezi pret të rikthehet sërish. Rita nuk e fshehu dashurinë e saj për Australia, duke shkruar: “Ju të gjithë e dini sa shumë e dua Australinë”, e shoqëruar me flamurin australian.

Në postim, këngëtarja përmendi edhe mikun e saj të ngushtë, Ed Sheeran, duke etiketuar llogarinë e tij @teddysphotos. Ajo shtoi se “Shake It” për Shën Valentinin ishte thjesht “qershia mbi tortë”, duke lënë të kuptohet se udhëtimi kishte edhe momente të veçanta artistike.

Rita Ora vazhdon të mbetet një nga artistet më të dashura për publikun, ndërsa fansat presin rikthimin e saj të radhës në skenat e Australisë./Indeksonline/